Please enter at least 3 characters.

PSG është gati ta shesë Neymarin, por çmimi i kërkuar vështirë të paguhet

2019/06/Neymar-10-PSG.jpg
255:"PARIS, FRANCE - NOVEMBER 28: Neymar of Paris Saint-Germain reacts during the UEFA Champions League Group C match between Paris Saint-Germain and Liverpool at Parc des Princes on November 28, 2018 in Paris, France. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Paris Saint-Germain është gati të shesë Neymarin këtë verë pas interesimit të madh të dy klubeve spanjolle, Barcelonës dhe Real Madridit.

Klubi parisien është gati të heq dorë nga shërbimet e yllit brazilian, por vetëm për çmimin e kërkuar.

Sipas mediumit Le Parisien, PSG nuk do të pranojë asgjë më pak se 300 milionë euro për shkak se Neymar ka ende edhe tre vjet në kontratën e tij.

Nëse PSG arrin të marrë atë që kërkon, kjo do ta bënte 27-vjeçarin transferimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit - për herë të dytë.

Kur u bashkua me gjigantët francezë në vitin 2017, brazilian kushtoi 222 milionë euro duke thyer çdo rekord.

Mediumi francez shton gjithashtu që çmimi prej 300 milionë eurosh është një akt i qëllimshëm nga PSG në mënyrë që ta detyrojë Neymarin të qëndrojë.

Ky medium përmend faktin se Real Madridi tashmë ka shpenzuar mbi 300 milionë euro në këtë afat kalimtar dhe Barça pritet të konfirmojë nënshkrimin e Antoine Griezmann për 120 milionë euro më 1 korrik. /Telegrafi/