Please enter at least 3 characters.

PSG dënon Mbappen, alarmohet Real Madridi

2019/03/KylianMbappee-1.jpg
250:"KAZAN, RUSSIA - JUNE 30: Kylian Mbappe of France celebrates victory following the 2018 FIFA World Cup Russia Round of 16 match between France and Argentina at Kazan Arena on June 30, 2018 in Kazan, Russia. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Paris Saint-Germaini e ka dënuar me gjobë prej 180.000 funtesh (211.312 euro) Kylian Mbappen, për shkak të vonesës - njofton AS.

Anësori francez thuhet se është vonuar para një ndeshjeje të skuadrës, së bashku me mesfushorin Adrien Rabiot.

Sipas gazetës spanjolle, PSG i ka gjobitur dy futbollistët, meqenëse ishin vonuar para ndeshjes kundër Marseille të zhvilluar më 28 tetor të vitit të kaluar.

Kylian Mbappe (Foto: Getty Images/Guliver)

Ky lajm vetëm sa i ka rritur spekulimet për mundësinë e transferimit të 20-vjeçarit te Real Madridi, pasi që pas kthimit të Zinedine Zidane, Mbappe është bërë shënjestra kryesore e klubit madrilen, transmeton The Mirror.

Natyrisht se një vendim i tillë i kampionit francez mund t'i tensionojë raportet me kampionin e botës, gjë që e alarmon Realin për t'i intensifikuar përpjekjet për transferimin e tij.

Në ndërkohë, edhe Rabiot është lidhur me një largim nga PSG. Për më shumë, atij i skadon kontrata në fund të sezonit, ndërsa Barcelona është favorit për shërbimet e tij. /Telegrafi/