Please enter at least 3 characters.

Provoi ta nxirrte burrin nga burgu duke e bartur me valixhe (Foto)

2017/01/Provoi-ta-nxirrte-burrin-nga-burgu-duke-e-bartur-me-valixhe-foto.jpg

Antonieta Robles Saouda është arrestuar nga rojat e një burgu në Venezuelë, pasi provoi ta nxirrte Ibrain Jose Vargas Garsia të futur në valixhe.

Gruaja 25-vjeçare, ka qenë së bashku me të bijën gjashtëvjeçare, kur e ka vizituar bashkëshortin që është prapa grilave, transmeton Telegrafi.

Në këtë formë u fut në valixhe, për të ikur nga burgu

Mirëpo, ajo është zbuluar menjëherë, sepse është konsideruar se në çantën me rrotë ka diçka që nuk është në rregull.

I dënuari për nëntë vite dhe tetë muaj burg është kthyer sërish në qeli, derisa bashkëshorten e tij ia kanë dërguar në mbajtje.

Që të dy tani janë në burg

Gjatë kësaj kohe, vajzën e tyre të vogël e kanë dërguar në institucionin për mbrojtjen e fëmijëve. /Telegrafi/