Protestat në Shkup, policia ndalon disa persona
18/05/2026
Policia e Maqedonisë ka arrestuar disa protestues pjesëmarrës në protestën e sotme në Shkup.
Arrestimin e tyre e konfirmoi edhe njëri nga organizatorët e protestës, Mevlan Ademi, i cili gjatë fjalimit të tij tha se janë arrestuar tre studentë.
Pamje nga arrestimi i studentëve janë publikuar edhe në rrjetet sociale, ndërsa shihet se ata janë arrestuar para Ministrisë së Drejtësisë.
Autoritetet shtetërore ende nuk kanë dhënë informacione në lidhje me arrestimin e studentëve./Telegrafi/


