Please enter at least 3 characters.

Protesta në Shkup për ndotjen e ajrit

2016/01/ajri-i-ndotur-n-euml-shkup-tetov-euml-manastir-dhe-kavadar_hd.jpg

Ndotja e ajrit në Shkup ka bërë që qytetarët të reagojnë dhe të organizohen në protesta të qeta për të kërkuar që kjo çështje të merr seriozitetin dhe trajtimin e duhur.

Pas paralajmërimeve për bojkot të provesit mësimor të mërkurën e javës së ardhshme, një tjetër protestë është paralajmëruar në rrjetet sociale.

Për ditën e nesërme është thirrur një protestë para Qeverisë së Maqedonisë, protestë që duhet të filloj në ora 12:00, pra në mesditë.

Sipas përshkrimit, protesta nuk organizohet nga ndonjë parti politike, por nga vetë qytetarët./Telegrafi/