Promovohet pulla postare e Maqedonisë në SHBA (Foto)
27/02/2017
Në San Diego të California është promovuar pulla postare e Maqedonisë të cilën Posta e Maqedonisë e ka bërë për nderë të shkencëtarit Claude Shannon (1916-2001), shkruan Telegrafi Maqedoni.
Pulla postare është promovuar në Kongresin e SHBA-ve nga shoqëria për Teori Komunikimi, si pjesë e institutit për Inxhinier dhe elektronikë.
Prezentimin e pullës postare e bëri Marina Ninosllav, rektore e Universitetit ''Shën Apostol Pali'' në Ohër. /Telegrafi/


