Please enter at least 3 characters.

Promovim i Ciceronit nëpër bazamentin ekzistues të Muzeut arkeologjik të Maqedonisë

2017/01/Muzeu-i-Maqedonisë.jpg

IN Muzeu arkeologjik i Maqedonisë sot do të promovojë Ciceronin nëpër bazamentin ekzistues arkeologjik, të cilin e publikoi në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës. Promovuese e ciceronit do të jetë prof.dr. Elizabeta Dimitrova, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Muzeu arkeologjik, i cili u hap në tetor të vitit 2014, ka mbi 8 mijë artefakte. Shtrihet në tre kate dhe sipërfaqe prej 6 mijë metrash katrorë. Eksponatet e vlefshme tregojnë rrëfimin nga këto hapësira-nga parahistoria-paleoliti.

Muzeu ka reparte për arkeologji parahistorike, antike dhe mesjetare, sektor për nuimizmatikë (me mbi 3 mijë monedha), lapidarium, bazamentin antropologjik...tërë kjo e prezantuar me teknologjinë më bashkëkohore të muzeve. /Telegrafi/