Please enter at least 3 characters.

Prokurorët federalë nisin hetimet ndaj Donald Trumpit

2021/01/8bd0306a-4ed5-41ec-bbdf-0656d6000e30-scaled.jpg
351:"WASHINGTON, DC - JANUARY 06: President Donald Trump speaks at the "Stop The Steal" Rally on January 06, 2021 in Washington, DC. Trump supporters gathered in the nation's capital today to protest the ratification of President-elect Joe Biden's Electoral College victory over President Trump in the 2020 election. (Photo by Tasos Katopodis/Getty Images)
12:"Getty Images

Prokurori i Përkohshëm i SHBA-së Michael Sherwin tha se ata po shikojnë të gjithë aktorët e përfshirë në trazirat në ndërtesën e Kongresit Amerikan.

Ai ka pohuar se të gjitha rastet po hetohen duke përfshirë rolin e presidentit amerikan, Donald Trump, raporton cnn.

I pyetur drejtpërdrejt nga një reporter nëse hetuesit po hetojnë rolin që luajti Trump në tubim, Sherwin tha, “Ne po shikojmë të gjithë aktorët këtu dhe këdo që ka pasur një rol dhe, nëse provat përshtaten me elementet e krim, ata do të akuzohen".

Theksojmë se shumë senator demokrat dhe disa republikan kanë akuzuar presidentin amerikan në largim si nxitës të dhunës dhe shkaktar të demolimeve në Capitol Hill.

Ndryshe, katër persona kanë vdekur si pasojë e trazirave në Kongresin Amerikan, ku qindra mbështetës të Trumpit kanë pushtuar tempullin e demokracisë amerikane. /Telegrafi/