Please enter at least 3 characters.

Producenti Nurteel: Kënga Magjike apo Humori Magjik? (Foto/Video)

2016/01/nurteel-stresi-e1449261300424.jpg

Një prej producentëve të njohur të skenës, Nurteel Morina, ka bërë një deklaratë mjaft kontraverse për festivalin Kënga Magjike.

Nurteel i cili ka realizuar gjatë karrierës së tij disa prej hiteve të mëdha të Bleros, 2Ton dhe Stresti, e tash po punon këngë për Nora Istrefin e Ledri Vulën, ka goditur festivalin Kënga Magjike.

Sonte po zhvillohet nata e dytë gjysmëfinale, dhe për producentin ka lënë shumë për të dëshiruar cilësia e këtij festivali, transmeton Telegrafi.

“Kënga magjike apo humori magjik?”, ka ironizuar producenti në llogarinë e tij personale në Facebook.

Nuk dihet arsyeja e kësaj deklarate, por duket se atij nuk i kanë pëlqyer krijimet në këtë festival, ku festivalet në përgjithësi kanë dalë nga trendi. /Telegrafi/

Në video ai shkruan: Humori magjik, apo jo?