Please enter at least 3 characters.

Producenti i famshëm i Hollywoodit pranoi se ishte spiun i Izraelit (Video)

2016/01/producenti-i-famsh-euml-m-i-hollywoodit-pranoi-se-ishte-spiun-i-izraelit_hd.jpg

Libri “Confidential” zbulon detajet e jetës së dyfishtë Milchanit si një njeri i famshëm e i respektuar dhe si një operativ i zbulimit izraelit për çka ky miliarder nuk ka folur kurrë haptas, transmeton Business Insider.

Milchan thuhet se i ka thënë gazetarit Ilan Dayan se kishte hapur llogari bankare dhe biznese, në mënyrë që të mblidhte materiale dhe pajisje për njësinë sekrete izraelite që merrej me spiunazh ekonomik - LAKAM. Dyshohet se në kulmin e aktiviteteve të tij të spiunazhit, ai ka drejtuar 30 kompani në 17 vende të ndryshme.

“A e dini se çfarë ndjesie është të jesh një djalë me 20 apo më shumë vite, të cilin vendi i tij e ka përzgjedhur që të jetë James Bond? Është shumë emocionuese”, ka thënë Milchan, i cili ka lindur në vitin 1944, në Palestinën e atëhershme.

Në vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar, Milchan ka ndërmjetësuar marrëveshje të qindra miliona dollarëve në mes të izraelitëve dhe kompanive amerikane për helikopterë, raketa dhe pajisje tjera.

Producenti, i cili është mik i mirë me presidentin e tanishëm izraelit, Shimon Peres, i ka ndihmuar Izraelit për të fituar një pajisje thelbësore bërthamore, si dhe informacione, në kohën kur Peres ndërtonte reaktorin bërthamor Dimona, si drejtor në Ministrinë e Mbrojtjes .

Kompania e Milchanit, Heli Trading Co., ka ndërmjetësuar në dërgimin e siguresave të sofistikuara për armë bërthamore nga kompania kaliforniane “Milco International Inc.” për Ministrisë izraelite të Mbrojtjes, midis viteve 1979-1983.

Kryeministri i tashëm izraelit, Benjamin Netanyahu , i cili dikur ka punuar për “Heli Trading Co.”, gjithashtu është mik i Milchanit. /Telegrafi/