Please enter at least 3 characters.

Problemet në muzikë, Yll Limani i del në mbrojtje Gjestit: Çdo artist meriton të krijojë i lirë dhe të jetë Zot i veprës së vet

Problemet e fundit në industrinë muzikore kanë bërë që Yll Limani t’i dalë hapur në mbrojtje Gjestit, i cili këto kohë nuk po arrin të publikojë projekte të reja për shkak të një padrejtësie që, sipas tij, i është bërë nga distributori i mëparshëm.

Gjesti ka deklaruar publikisht se për shkak të pengesave të vendosura, është i detyruar t’i mbajë të gjitha këngët e gatshme pa i lansuar, derisa çështja të zgjidhet dhe drejtësia të vihet në vend.

Ylli, duke treguar solidaritet të plotë, ka ndarë një postim në InstaStory ku shkruan shkurt: “Me Gjestin”.

Foto: Screenshot/Instagram

Në një tjetër reagim, ai ka shtuar: “Çdo artist meriton të krijojë i lirë dhe të jetë Zot i veprës së vet”, duke e bërë të qartë qëndrimin e tij për lirinë krijuese dhe mbrojtjen e të drejtave të artistëve.

Të dy këngëtarët aktualisht janë pjesë e të njëjtës kompani muzikore, gjë që e bën mbështetjen e Yllit edhe më të fortë dhe domethënëse në këtë periudhë të vështirë për Gjestin.

E fituesi i Big Brother VIP Albania 4 theksoi se nuk do të ndalet derisa drejtësia të triumfojë.

Pritet në vazhdim të shihet se si do të zhvillojë kjo ngjarje, për të rejat nga artisti pejan. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram