Privohen nga liria dy shtetas turq në Gjevgjeli, dyshohen për kontrabanim të emigrantëve
31/01/2026
Policia ndaloi sot dy shtetas turq, S.A.O. (35 vjeç) dhe K.H. (32 vjeç), të dy të dyshuar për kontrabandim emigrantësh.
"Rreth orës 02:30, në autostradën Gjevgjeli–Shkup, policia ndaloi një “Shkoda Octavia” me targa të Shkupit, të drejtuar nga S.A.O., ku udhëtonte edhe K.H. Gjatë kontrollit u gjetën katër emigrantë ilegalë nga Egjipti, të moshës 15–35 vjeç. Dy të dyshuarit u mbajtën në Stacionin Policor të Gjevgjelisë, ndërsa emigrantët u dërguan në Qendrën e Pranimit dhe Transitit “Vinojug”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Pas hetimeve, policia do të përgatisë parashtresën përkatëse ndaj tyre.


