Privilegjet të mëdha gëzojnë 38 ish-zyrtarë të lartë: Ja sa i kushtojnë Buxhetit ata! (Video)
Ligji që i njeh privilegjet e ish-zyrtarëve të lartë është miratuar nga Kuvendi më 18 qershor 2008 dhe më 2 korrik 2008 është dekretuar nga presidenti i atëhershëm Fatmir Sejdiu. Sipas këtij ligji, ish-zyrtarë konsiderohen ish-Kryetari i Kuvendit, ish-Kryeministri, ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, ish-Kryeprokurori i Shtetit dhe ish-Kryetari i Gjykatës Supreme.
Ish-zyrtarët e lartë që kanë ushtruar së paku gjashtë muaj, e fitojnë statusin e ish-zyrtarë të lartë për të realizuar pagë mujore në lartësi prej 70 për qind të pagës aktuale të funksionit përkatës. Institucioni përgjegjës i siguron ish-funksionarit të lartë një asistent të lartë, vozitësin dhe një truprojë. Gjithashtu, për secilin ish-Zyrtar të Lartë duhet në sigurohet një hapësirë të përshtatshme zyre e mobiluar dhe e pajisur. Shpenzimet e komunikimit, telefoni dhe interneti nuk duhet të kalojnë shumën 1200 euro në vit. /Tribuna Channel/


