Please enter at least 3 characters.

Pritej ta mbyllte marrëveshjen me Arsenalin – Juventusi rikthehet në garë për Aouar

2020/08/GettyImages-1266493479.jpg
293:"LISBON, PORTUGAL - AUGUST 15: Houssem Aouar of Olympique Lyon celebrates following his team's victory in the UEFA Champions League Quarter Final match between Manchester City and Lyon at Estadio Jose Alvalade on August 15, 2020 in Lisbon, Portugal. (Photo by Franck Fife/Pool via Getty Images)
12:"Getty Images

Synimi kryesor i Arsenalit këtë verë, Houssem Aouar nuk dëshiron të bashkohet me Topçinjtë, pasi kërkon një klub që luan në Ligën e Kampionëve.

Sipas raportimit të gazetës franceze L'Equipe , mesfushori i Lyon fillimisht ishte i hapur të kalonte te Arsenali, por duket se ka ndërruar mendje.

22-vjeçari ka qenë i lidhur me klube si Juventus dhe Manchester City, por këto klube nuk kishin bërë lëvizje.

Houssem Aouar (Foto: Miguel A. Lopes/Pool via Getty Images)

Arsenali besohet se ka bërë ofertë në vlerë 33 milionë funte (36 milionë euro),  për Aouar, por Lyon kërkon rreth 44 milionë funte (48 milionë euro).

Këtyo fjalë i ka thënë edhe presidenti i klubit të Lyon, Jean-Michel Aulas, që ka kërkuar ofertë mes 40 dhe 50 milionë eurove për lojtarin.

"Kishte një ofertë të ultë. Ne u ndjemë sikur ata nuk e konsideruan faktin që ky (Aouar) është lojtar i ekipit kombëtar francez. Pra, nuk ishte një ofertë që ishte e ndjeshme, madje të na bënte të konsideronim ta shisnim", ka thënë Aulas.

Houssem Aouar (Foto: Franck Fife/Pool via Getty Images)

Sot sipas RAC Sport, Juventus është futur në garë dhe ka kërkuar informacione në lidhje me lojtarin.

Juventusi ka pyetur në lidhje me bisedimet me Arsenalin dhe cilat janë mënyrat për të nënshkruar me lojtarin francez.

Në anën tjetër, Arsenali gjithashtu ka qenë i lidhur me mesfushorin e Atletico Madridit, Thomas Partey. /Telegrafi/