Please enter at least 3 characters.

Prishtinë, një person gjen eshtra në një qese najloni

2021/05/ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë një person ka hasur në një qese najloni, ku në të kishte eshtra.

Siç njofton Policia, rasti ka ndodhur ditën e mërkurë, transmeton Telegrafi.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se kishte hasur në një qese najloni, ku në të kishte eshtra. Eshtrat nuk dihet se kujt i përkasin. Njësitë përkatëse policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe është marrë kocka e dyshimtë për mbetje mortore dhe e njëjta është dërguar në IML”, thuhet në njoftimin e bërë për media. /Telegrafi/