Prishtina zhgënjen tifozët
Palestra e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve ishte mbushur përplot me Plisa, të cilët kishin organizuar një koreografi speciale në mbështetje të Trepçës.
Bardhekaltërit e nisën dobët takimin duke treguar lojë shumë të dobët në mbrojtje, teksa kundërshtarët ishin tejet precizë në gjuajtjet e tyre, dhe si pasojë arritën ta mbyllin çerekun e parë me katër pikë avantazh 22-26.
Mirëpo, në çerekun e dytë vendasit u futën me fytyrë tjetër dhe e dominuan kundërshtarin duke e ngritur epërsinë gradualisht duke e përmbyllur kështu pjesën e parë me gjashtë pikë epërsi, 48-42.
Çereku i tretë, përsëritje i atij të parit. Prishtinasit përsëri e humbën kontrollin dhe lejuan kundërshtarin që ta diktonte tempon e lojës, dhe kështu përsëri u gjendën në disavantazh prej katër pikëve, 67-71, në fund të kësaj periode.
Në çerekun e fundit Kozuvi ia nënshkroi kapitullimin Prishtinës me një lojë tejet të mençur dhe efikase në sulm, teksa Bardhekaltërit me një lojë inepte nuk arritën të tregojnë asgjë. Rezultati përfundimtar i takimit ishte 87-100.
Lojtari më i dalluar te Sigal Prishtina ishte Edin Bavcic me 26 pikë dhe 17 kërcime, teksa Dardan Berisha shtoi vetëm 17 pikë.
Pas kësaj humbjeje, Prishtina renditet e dyta në tabelë me 12 pikë, dy prapa Kozuvit që zë vendin e parë me një ndeshje më pak të zhvilluar, dhe kështu ka siguruar plasmanin për raundin tjetër të Ligës Ballkanike. /Telegrafi/


