Please enter at least 3 characters.

Prishtina triumfon ndaj Llapit

2016/01/prishtina-triumfon-ndaj-llapit_hd.jpg

Skuadra e Ramiz Krasniqit të mërkurën në kryeqytet e mposhti Llapin me rezultat 2:1 – ndeshje kjo e mbetur nga xhiroja e tretë e Superligës së futbollit.

Bardhekaltrit kanë kaluar të parët në epërsi përmes Shend Kelmendit në minutën e 10-të, kurse Getoar Dragusha ka shënuar nga penaltia për Llapin në minutën e 27-të për 1:1, raporton Zëri.

Gjatë pjesës së dytë, përkatësisht në minutën e 71-të, Prishtina e realizoi golin e fitores nëpërmjet Bashkim Shalës, i cili shënoi me kokë për rezultat 2:1.

Me këtë fitore Prishtina ngjitet në kuotën e 4 pikëve, pesë më pak sesa kryesuesit, Gjilani, Trepça ’89 e Feronikeli. Kurse Llapi mbetet me tri pikë, pas një fitoreje e dy humbjeve.