Please enter at least 3 characters.

Prishtina synon fitore në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Dritës, formacionet zyrtare

2024/04/Prishtina-Drita.jpg

Prishtina dhe Drita kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Kryeqytetasit janë nikoqir të gjilanasve në ndeshjen e parë gjysmëfinale, e cila pritet të zhvillohet në “Sami Kelmendi” të Lipjanit me fillim nga ora 15:00.

Ekipi i Emmanuel Egbo vjen në këtë ndeshje më një formë të përzier, por synon fitore pasi objektivi i vetëm tani është fitimi i Kupës së Kosovës, për të siguruar garat evropiane.

Në anën tjetër, ekipi i Zekirija Ramadanit është në formë paksa më pozitive dhe do të ishte i kënaqur edhe me një barazim nga kjo ndeshje e parë në udhëtim.

Trajnerët e të dyja skudrave kanë vendosur të bëjnë disa ndryshime në formacionet titullare, shkaku edhe i mungesave dhe lëndimeve.

Prishtina: Gjokaj; Bytyqi, Limani, Veliqi, Muja; Islami, Gashi; Uka, Hamiti, Jashari; Kryeziu;Drita: Maloku; Be.Krasniqi, Bejtullai, Vitija, Ovouka; Dabiqaj, Huruglica; Selmani, Baftiu, Ajzeraj; Bl.Krasniqi; /Telegrafi/