Please enter at least 3 characters.

Prishtina RT shkëlqen në sllallomin e Prizrenit (Video)

2016/01/prishtina-rt-shk-euml-lqen-n-euml-sllallomin-e-prizrenit-video_hd.jpg

Përkundër vapës së madhe, numri i garuesve ishte i kënaqshëm si dhe numri i madh i shikuesve edhe më shumë i jepnin ngrohtësi atmosferës garuese. Përpos garuesve të rregullt, ishin vogëlushët talent që poashtu demonstruan aftësitë e tyre me ‘carting’ para fillimit të garës.

Prej klubeve që mblodhi më së shumti pikë në këtë disiplinë ishte A.K. Prishtina Racing Team, e cila bindshëm kryeson në të dyja disiplinat e kampionatit të Kosovës.

Ndërsa prej garuesve u shquan: Shkëlzen Lajqi, Valdet Krasniqi dhe Përparim Dushi.

Gara e radhës pritet të organizohet pas dy jave ne shtegun e ri të Brezovicës. /Telegrafi/