Please enter at least 3 characters.

Prishtina me start fantastik dhe lider i vetëm – Muja dhe Iliveski, dyshja që po shtynë kryeqytetasit drejt titullit

Klubi kryeqytetas, Prishtina po përjeton një start të mirë të sezonit 2025/26 në Albi Mall Superligën e Kosovës, pasi është lider i kampionatit pas shtatë ndeshjeve.

Djelmoshat e trajnerit Arsim Thaqi kanë arritur pesë fitore, një barazim dhe një humbje, por forma e tyre momentale është brilante me tri fitore radhazi.

Dy nga lojtarët më të rëndësishëm të kryeqytetasve në këtë fillim sezoni padyshim se janë mesfushori Ardian Muja dhe sulmuesi Mario Iliveski.

Prishtina, lider i Superligës së Kosovës

Dyshja e Prishtinës kanë qenë thuajse një tandem i përkryer deri tani, pasi Ilievski ka shënuar katër gola dhe dy asistime, teksa Muja ka shtuar tri gola dhe tri asistime.

Gjatë të enjtes, Telegrafi ishte në një stërvitje të Prishtinës për të parë nga afër përgatitjet e tyre për vazhdimin e kampionatit.

Për formën e tyre, objektivat personal dhe ekipor kanë folur vetë Muja dhe Iliveski për Telegrafin.

Muja dhe Ilievski, duke festuar golintelegrafi.com

Muja ka thënë se ndihet mirë me formën personale dhe të ekipit, teksa ka cekur se objektivi i klubit është si gjithmonë, të fitojë trofe.

“Po, realisht kemi filluar mirë sezonin. Normalisht se ndjehemi mire si unë si grupi dhe po shpresoj të vazhdojmë me rezultate pozitive. Jemi duke i marrë ndeshjet me radhë dhe jemi të fokusuar në detyrat që po na jem trajneri dhe shpresoj të vazhdojmë me këto rezultate”, ka thënë fillimisht Muja për Telegrafin.

“Jemi një grup i shëndosh, një grup i mirë dhe puna që kemi bërë sikur në përgatitje po ashtu ehe ndeshjet në Evropë që kemi luajtur na kanë dhënë një eksperiencë shumë të mirë për të shfaqur ato aftësi cilat edhe pse nuk kemi mundur t’i shfaqim plotësisht në Evropë, jemi duke munduar t’i bëjmë dhe t’i realizojmë në Superligë”.

“Realisht Prishtina gjithmonë synon për trofe, objektivat janë çdoherë madhore. Normalisht që e ceka edhe më herët duhet t’i marrin ndeshjet një nga një pasi që jemi vetëm në fillim të kampionatit. Kemi filluar mjaft mirë dhe shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm”.

Ardian Muja, nëtop formë te Prishtinatelegrafi.com

“Në bazë të renditjes tabelore jemi fillimisht në vendin e parë, por shpresoj të vazhdojmë në këtë mënyrë. Normalisht në bazë të renditjes e shohim që janë ekipet e njohura si Drita që e mbron titullin poashtu edhe Ballkani, shpresoj që me këto dy skuadra të jemi deri në fund aty-aty”.

Sikurse Muja, edhe Iliveski ndihet i lumtur me formën, teksa ka treguar pse zgjodhi Prishtinë, si dhe cilat janë objektivat personal dhe ekipor këtë sezon.

“Kur Prishtina më telefonoi mua, mendoj se është klubi më i madh në Ballkan, ka tifozë dhe mendoj se Prishtina është arsyeja që unë erdha këtu”, ka thënë fillimisht Iliveski për Telegrafin.

Prishtina, duke festuar fitoren

“Superliga e Kosovës është shumë e fortë. Këtu është më shumë si të thuash, të luftosh dhe kaq. Në Bullgari dhe Hungari janë më shumë taktike dhe fizike”.

“Objektiv i klubit është vendi i parë në kampionat. Ne duam ta fitojmë titullin kampion dhe qëllimet e mia personale janë të shënoj më shumë gola, 15-20 gola nëse mundem dhe ta ndihmoj ekipin ta filloj titullin”.

“Liga e Kosovës është e mirë nëse luan mirë për të lëvizur në ligat evropiane, por Prishtina e meriton të luajë gjithashtu në garat evropiane si Liga e Konferencës, Liga e Evropës dhe pse jo edhe Liga e Kampionëve”, përfundoi sulmuesi maqedonas.

Mario Iliveskitelegrafi.com

Ndryshe, Prishtina luan ndeshjen e radhës ndaj Ballkanit të shtunën në Kampin Nacional në Hajvali nga ora 15:00 dhe synon fitoren e radhës për të rritur epërsinë me ndjekësit. /Telegrafi/

true