Prishtina largon Vuquroviçin
14/02/2015
Lajmi është konfirmuar nga drejtori i klubit ‘bardhekaltër’, Florian Miftari.
Të kujtojmë se Vuquroviç iu bashkua Sigalit në fillim të këtij viti por nuk bindi me paraqitjet e tij. “Janë të përcaktuara gjërat në kontratë. Nëse lojtari nuk bind me paraqitjet e tij, atij i shkëputet kontrata ose nëse lojtari nuk i respekton rregulloret e klubit. Në këtë rast, Vuquroviçi nuk ka bindur me performancën e tij”, ka deklaruar Miftari, raporton ‘Koha Ditore’.
Vuquroviç është nga Nikshiqi ku Prishtina u sulmua të premten nga tifozët në ndeshjen e Ligës Ballkanike ndaj Sutjeskës. “Nuk ka të bëjë ndërprerja e kontratës me Vuquroviç me këtë fakt”, sqaroi Florian Miftari.


