Prishtina ia kujton të dashurit Big Mamës (Video)
21/02/2015
Këngëtarja nga Maqedonia, Big Mama, ishte mysafire në intervistën e Prive, “60 Sekonda”.
Besiana, e cila së shpejti do të startojë me një emision televiziv, e pyetur se çfarë i kujton Prishtina, është përgjigjur: “Dashnorët”.
Gjatë intervistës ajo ka thënë se ia ka lakmi Edona Jamesit dhe se është “super-seksi”.
Ajo ka treguar edhe ngjyrën e të brendshmeve, si dhe numrin e partnerëve seksualë. Për më shumë ndiqeni intervistën. /Telegrafi/


