Please enter at least 3 characters.

Prishtina e mposhtë Trepçën

2016/01/prishtina-e-mposht-euml-trep-ccedil-euml-n_hd.jpg

Futbollistët e Prishtinës kanë treguar lojë më të mirë sesa mitrovicasit dhe në fund me plotë meritë iu gëzuan pikëve të plota pranverore.

Pavarësisht se rastet nuk munguan në pjesën e parë, veçmas nga nikoqirët, por pjesa e parë u mbyll pa gola. Ndërkaq, në fraksionin e dytë të lojës, Prishtina tregojë forcën e vërtetë duke shënuar dy herë në portën e ‘xehetarëve’.

Isuf Llumnica në minutën e 64-të kalojë Prishtinën në epërsi prej 1-0, ndërsa kapiteni Driton Krasniqi më një euro-gol dyfishoi rezultatin, rezultat më të cilën u mbyll ndeshja.
Prishtina më këtë fitore arrin në kuotën e 30 pikë, shtatë me pak se lideri i tabelës, Llamkos Kosova.

Muja ia siguron fitoren Fushë Kosovës

Fushë Kosova e ka nisur me fitore stinorin pranverore duke mundur Besën me rezultat 1-0.

Në një ndeshje në të cilën iniciative kishin nikoqirët, ishte përforcimi i Fushë Kosovës, Premton Muja, i cili në minutën e 73-të shënoi golin që ia siguroi tri pikë të mëdha Fushë Kosovës në garën për mbijetese.

Superliga / Xhiroja e 18-të

Rezultatet
Prishtina-Trepça 2-0
Fushë Kosova-Besa 1-0

Dje
Ferizaj-Drenica (0-0)

Nesër takohen: Feronikeli-Llamkos Kosova dhe Trepça ’89-Drita, kurse Hajvalia pushon. /KP/Telegrafi/