Prishtina, e fortë për Trepçën
15/12/2013
Bardhekaltërit e vendosur për fitore nuk i lejuan mitrovicasve të krijojnë shumë dhe të shkaktojnë ndonjë befasi të pakëndshme. Ata e administruan shumë mirë lojën dhe arritën ta përmbyllin pjesën e parë të lojës me gjashtë pikë epërsi, 23-29.
Trepça e nisi më mirë pjesën e dytë të takimit dhe në përfundim të çerekut të tretë e zvogëluan disavantazhin në vetëm tre pikë, (36-39), mirëpo mysafirët shumë shpejtë u këndellën dhe në çerekun e katërt i ndezën motorët për ta përmbyllur këtë takim me 11 pikë epërsi, 53-64.
Me këtë fitore Sigal Prishtina shkon në kuotën e 25 pikëve pas 13 ndeshjeve, ndërsa Trepça mbetet në pozitën e tretë me 20 pikë, një më pak se Peja në pozitën e dytë. /Telegrafi/


