Please enter at least 3 characters.

Prishtina dhe Peja në kërkim të Kupës

Pallati i Rinisë dhe Sporteve sonte pritet të jetë i stërmbushur nga tifozët e basketbollit, pasi përballë njëra tjetrës janë Prishtina dhe Peja.

Kryeqytetasit, pasi eliminuan Bashkimin në gjysmëfinalen e kësaj gare, synojnë fitore në duel me pejanët në mënyrë që të kthejnë Kupën në Prishtinë.

Ndryshe, Peja, e cila eliminoi Trepçën, në kryeqytet vjen e motivuar dhe e përgatitur maksimalisht që këtë trofe ta mbajë akoma në pronësinë e tyre,transmeton kp.

Ballafaqimi mes Sigal Prishtinës dhe Pejë, pritet të dhurojë një lojë të bukur dhe të fortë ashtu siç jemi mësuar t’i shohim këto dy skuadra të mëdha, e të cilat po e përfaqësojnë Kosovën në mënyrë dinjitoze edhe në Ligën Ballkanike.

Finalja mes bardhekaltërve dhe Pejës nis në orën 19:45.