Please enter at least 3 characters.

Princi Harry dhe bashkëshortja Meghan nuk duan dhurata, por kërkojnë nga miqtë që të bëjnë bamirësi

2019/04/MeghanHArry-e1554648683855.jpg
311:"LONDON, ENGLAND - MARCH 19: Meghan, Duchess of Sussex and Prince Harry, Duke of Sussex arrive at New Zealand House on March 19, 2019 in London, England. The visit was following the recent terror attack which saw at least 50 people killed at a Mosque in Christchurch. (Photo by Ian Vogler -WPA Pool/Getty Images)
12:"Getty Images

Meghan Markle dhe princi Harry kanë hapur një llogari të përbashkët në Instagram, e cila vetëm në pak ditë ndiqet nga mbi 4.2 milionë fansa.

Në prag të të bërit prindër, çifti mbretëror i ka falënderuar ata që i kanë qëndruar pranë gjatë pritjes së fëmijës së tyre të parë, por bënë një apel: “Mos na bëni dhurata neve, bëni bamirësi”.

"Duka dhe dukesha e Sussexit janë jashtëzakonisht mirënjohës për shprehjen e dashurisë dhe mbështetjes në prag të lindjes së fëmijës".

"Çifti ka planifikuar prej kohësh të inkurajojë publikun të heqin dorë nga dhuratat dhe më mirë të bëjnë një donacion për shoqatat që mbështesin fëmijët dhe prindërit në vështirësi".

"Nëse kë bërë një donacion, çifti të falënderon pafundësisht, nëse po e mendon ta bësh, atëherë mund t’u drejtohesh organizatave", thuhet në postimin e tyre, ku tregohet emri i disa prej organizatave bamirëse.