Prime Travel, Tour Operatori në Zurich që lidhë diasporën me mikpritjen shqiptare përmes turizmit!
Prime Travelnjë emër gjithnjë e më i njohur në industrinë e turizmit, ka bërë një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit ndërkombëtar me hapjen e një zyre të re në Zürich (Urdorf), Zvicër.Përveç shërbimeve me organizime të udhëtimeve korporative, biletave në të gjithë botën, pushimeve dhe aranazhmaneve që nga vendet e kërkuara tropikale deri tek Turqia, Greqia dhe Shqipëria ky zhvillim shënon një pikë suksesi për kompaninë, duke i lejuar të shërbejë jo vetëm turistëve të huaj që dëshirojnë të vizitojnë Kosovën, por edhe diasporës shqiptare në Zvicër. Hapja e zyrës në Zürich është një strategji e menduar mirë për të përfituar nga një treg i madh, ku gjysmë milioni banorë janë pjesë e diasporës shqiptare. Prime Travel synon të krijojë lidhje të ngushta me këtë komunitet, duke ofruar ekskursione dhe vizita që jo vetëm promovojnë turizmin lokal, por gjithashtu ndihmojnë në njohjen më të mirë të kulturës shqiptare dhe mikpritjes sonë. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të bashkuar kulturën zvicerane me atë kosovare, duke krijuar një eksperiencë unike për vizitorët.
Prime Travelka qenë aktiv në tregun e Kosovës për më shumë se dy vite dhe tani ka vendosur të zgjerohet në një nga vendet më të bukura turistike të Evropës.Kompania ofron një gamë të gjerë shërbimesh, duke përfshirë turizmin e pushimeve verore dhe dimërore, udhëtimet korporative, pushimet familjare, dhe organizimin e eventeve të mëdha. Në Zvicër, kërkesat më të mëdha vijnë nga segmenti i korporatave dhe kompanive të mëdha që dëshirojnë të ofrojnë udhëtime si shpërblime për punonjësit e tyre.Një nga qëllimet kryesore të Prime Travel është të sjellë turistë të huaj në Kosovë, duke promovuar vendin si një destinacion tërheqës turistik. Me sloganin "Trust This Smile", kompania dëshiron të krijojë një imazh të besueshëm dhe mikpritës për vizitorët e huaj. Duke investuar në infrastrukturë dhe shërbime të reja, Prime Travel synon të rrisë numrin e turistëve që vizitojnë Kosovën, duke ndjekur shembullin e Shqipërisë që ka arritur miliona vizitorë të huaj.


