Please enter at least 3 characters.

Prime Travel ju mirëpret në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “Kosova 2026”

Ju ftojmë të gjithëve të jeni pjesë e këtij panairi, të mësoni më shumë rreth turizmit, punës dhe shërbimeve prime që ne ju ofrojmë.

Si një Tour Operator i suksesshëm, mos e humbisni mundësinë të njoftoheni me operatorët tanë dhe shpërblimet që do ju dhurojmë gjatë këtij eventi.

- Oferta Speciale për të pranishmit.

- Surpriza dhe një Give Away për vizitorët tanë.

Prime Tours & Travel L.L.C. është një kompani profesionale e menaxhimit të udhëtimeve e specializuar në ofrimin e zgjidhjeve gjithëpërfshirëse dhe me kosto efektive për udhëtime për klientë të korporatave, institucione financiare, institucione publike dhe organizata ndërkombëtare.

Kompania operon në Kosovë si qendra e saj kryesore e shërbimeve dhe mban një prani të regjistruar biznesi në Cyrih, Zvicër, duke mundësuar qasje të drejtpërdrejtë në tregun ndërkombëtar të udhëtimeve, rrjetin global të furnizuesve dhe shërbimin e korporatave sipas standardeve zvicerane.

Ështe shumë e rrugës që të na vizitoni dhe konsultoheni në panair, e më pastaj të vizitoni zyrën tonë në sheshin Edit Durham në Prishtinë për vendimin tuaj final për pushimet apo udhëtimet e planifikuara mirë.

true