Please enter at least 3 characters.

Preu gishtin e madh të këmbës dhe e hëngri para kalimtarëve të tmerruar (Foto)

2016/11/Preu-gishtin-e-madh-të-këmbës-dhe-e-hëngri-para-kalimtarëve-të-tmerruar-foto.jpg

Një burrë i paidentifikuar ka hyrë në një supermarket në Sheffield të Anglisë dhe pasi i ka marrë një palë dara në sektorin e veglave, ka dalë jashtë dhe e ka prerë gishtin e këmbës.

Derisa kalimtarët e shikonin të tmerruar, ai e ka marrë pjesën e gjakosur dhe ka filluar ta hajë, transmeton Telegrafi.

Policia që kanë ardhur në vendin e ngjarjes, e kanë marrë këtë njeri që ishte i zhytur ndërsa i rridhte këmba e lënduar.

“Ai doli me darën që e kishte marrë brenda, e hoqi këpucën dhe këputi gishtin. Më pas e futi në gojë dhe dukej sikur po e hante”, ka thënë një dëshmitarë në kushte anonimiteti.

Në anën tjetër, zyrtarët policorë kanë thënë se po e hetojnë rastin, që nuk është konsideruar si kriminal, ndërsa nuk besohet të ketë edhe persona tjerë të përfshirë. /Telegrafi/