Please enter at least 3 characters.

Pretendimet tronditëse të një eksperti: Kennedy është vrarë nga “The Godfather”, të cilin e ‘tradhtoi’ presidenti! (Foto)

2018/11/collage-e1542836568943.jpg

Vrasja e JFK u organizua nga një bos i Mafias, të cilin Presidenti e kishte tradhtuar, sipas pretendimeve tronditëse të një eksperti.

John F. Kennedy u qëllua për vdekje nga Lee Harvey Oswald ndërsa gjendej në një autokolonë presidenciale në Dealey Plaza, Dallas.

Ish-marinsi amerikan Lee Harvey Oswald u akuzua për vrasjen e JFK dhe një komision i pavarur zbuloi se ai veproi i vetëm kur e vrau Presidentin.

Përkundër kësaj, amerikanët janë të bindur se ai nuk ishte duke vepruar i vetëm dhe nuk besonin në versionin zyrtar të ngjarjeve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autori Mark Shaw, i cili po heton vdekjen e gazetares Dorothy Killgallen, pohon se vrasja e Presidentit u organizua nga një bos i frikshëm mafioz i njohur si "The Godfather".

Shaw pretendoi se goditja u organizua si hakmarrje për Kennedyn, për “tradhti” ndaj mafias.

Ai ka thënë ekskluzivisht për Daily Star Online se mafiozi Carlos Marcello kishte organizuar vrasjen e JFK dhe Dorothy Killgallon.

"Në zgjedhjet e vitit 1960 kur JFK po kandidonte për president kundër Nixonit, babai i tij Joe Kennedy e dinte se do të humbiste ato zgjedhje, nëse nuk fitonin Illinois dhe Virxhinian Perëndimore”.

"Kështu që Joe bëri një marrëveshje me Frank Sinatram dhe pjesën tjetër të mafias”.

"Ndërsa ata i ndihmuan të fitonin Illinoisin dhe Virxhinian Perëndimore, kur administrata e re hyri në detyrë, ata u desh të liheshin të vepronin të lirë".

Por Shaw pretendon se kjo marrëdhënie u përkeqësua kur Kennedyt nuk qëndruan deri në fund të marrëveshjes.

Ai shtoi: "Joe i tradhtoi ata, kam një dëshmitar që ishte atje kur ai e detyroi JFK të emërojë Bobby Kennedyn si Prokuror të Përgjithshëm”.

"Bobby Kennedy shkoi pas atyre mafiozëve, veçanërisht Marcellos, dhe e deportoi atë".

Dy muaj më vonë, Marcello u kthye në SHBA dhe luftoi me sukses përpjekjet e Qeverisë për ta kthyer atë përsëri në deportim.

Pas kësaj, Shaw pretendon, Marcello u angazhua për hakmarrje kundër Kennedyt.

"Ai vendosi që mund të vriste Bobby Kennedyn, të cilin e urreu, por nëse ai do ta bënte një gjë të tillë, JFK do të vinte pas tij me gjithçka që qeveria kishte”.

"Por nëse do të vriste JFK, Bobby Kennedy është i pafuqishëm dhe kjo është pikërisht ajo që ndodhi".

Sipas DailyStar, Carlos Marcello vdiq në moshën 83 vjeçare në shtëpinë e tij të familjes.

Ai kaloi periudha të shumta në burg për vepra të tilla si sulm ndaj një zyrtari të FBI-së, grindje dhe mashtrime.

Autoritetet ndërkohë kishin vendosur që Marcello kishte "motivin, mjetet dhe mundësitë" për të organizuar vrasjen, por nuk munden të gjenin prova të drejtpërdrejta për ta implikuar atë. /Telegrafi/