Please enter at least 3 characters.

Presidentja Osmani pret në takim homologun e saj slloven, Borut Pahor

2021/05/185491871_817707352209583_5955293203758265067_n.png

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në një takim homologun e saj slloven Borut Pahor.

Pahor ndodhet për vizitë në vendin tonë pas publikimit të "non-paper" në shtetin e tij slloven muajin e kaluar.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor / Foto: Ridvan Slivova

Në intervistë për Telegrafin , Pahor ka folur dje për qëllimin e kësaj vizite, marrëdhëniet Kosovë-Slloveni dhe qëndrimin e shtetit të tij për marrëveshjen finale ndërmjet dy shteteve Kosovës dhe Serbisë.

Ditë më parë, Pahor është takuar edhe me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, ku kishte thënë se qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian. Veç tjerash, Meta kishte njoftuar se është nënvizuar edhe rëndësia e vijimit të dialogut Kosovë-Serbi.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor / Foto: Ridvan Slivova

Pas takimit, homologët Osmani dhe Pahor do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media. /Telegrafi/

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor / Foto: Ridvan Slivova