Please enter at least 3 characters.

Presidentja Osmani e nderon Elbenita Kajtazin me titullin ‘Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës’

2023/08/368223578_745451534256882_1593382085804452069_n-e1692195356514.jpg

Soprano e njohur, Elbenita Kajtazi, është pritur në takim gjatë ditës së sotme (e mërkurë) nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi që ka shpërndarë me ndjekësit në Facebook.

Ylli, që jeton dhe vepron në Gjermani, njoftoi po ashtu se u dekorua nga presidentja me titullin ‘Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës”.

Foto: Screenshot/Facebook

Postimi i plotë i Kajtazit (pa ndërhyrje):“Atdheu është qendër e rendesës, besoj, për të gjithë mërgimtarët. Forca gravituese e tij është e parezistueshme... Ajo na tërheq drejt Atdheut, edhe kur Ai nuk na ofron të gjitha ato që na duhen; sikur që jo secili prind mund t'i ofrojë fëmijës së vet ato që ka dëshirë...Ardhja, kësaj herë në Atdhe më mbushi, përveç me dashurinë e pakursyeshme të familjes e të miqve, edhe me një kënaqësi të paprovuar deri më tani. Ishte kjo ftesa e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe dekorimi me titullin Ambasadore nderi e Republikës së Kosovës me motivacionin: “ Për arritje kulmore në muzikën klasike, prezantimin e vlerave muzikore Shqiptare në skenën ndërkombëtare, si dhe afirmimin e Republikës së Kosovës, mbrojtjen e promovimin e kulturës Shqiptare gjithandej nëpër botë “Kjo, sa më gëzoi, po aq më ngarkoi me një obligim shtesë, që ta përfaqësoj edhe më mirë atdheun tim dhe veten në skenat botërore të Operës...Ju falem nderit, Presidente!”. /Telegrafi/