Please enter at least 3 characters.

Presidentja kroate thotë se dëshmoi miqësinë e thellë mes Kroacisë e Kosovës

2016/04/kolinda-grabar-kitarovic.jpg

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, thotë se prezenca e saj në ceremoninë inauguruese të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dëshmon miqësinë e thellë të të dy shteteve.

Ajo, nëpërmjet një fotografie të postuar në faqen e saj zyrtare në Facebook, shoqëruar me një tekst të shkurtër, shkruan: “Sot qëndrova në Prishtinë për të dëshmuar miqësinë e thellë mes Kroacisë e Kosovës.”

Grabar-Kitaroviq dhe Bujar Nishani ishin të vetmit presidentë që pranuan ftesën për të marrë pjesë në këtë ceremoni. /KP/