Please enter at least 3 characters.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po shkëlqen me dukjen në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III

2023/05/collage-76-scaled.jpg

Ka nisur procesi i kurorëzimit të Mbretit Charles III në katedralen Westminster Abbey.

Më shumë se 2,000 njerëz janë ftuar në Westminster Abbey, duke përfshirë rreth 100 krerë shtetesh, mbretër dhe mbretëresha nga e gjithë bota.

Në ceremoninë mbretërore po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, ky i fundit ka postuar disa imazhe nga ngjarja.

Foto: Prindon Sadriu/Facebook

Në foto Osmani duket elegante e veshur me fustan që shkonte deri poshtë gjunjëve dhe mëngë të gjata me një pjesë si pelerinë lëshuar sipër.

Dukja e presidentes u kompletua edhe me një aksesor flokësh me nuancë të njëjtë si fustani dhe këpucë me taka ngjyrë bezhë.

Foto: Prindon Sadriu/Facebook

Pranë saj qëndronte Prindoni me një kostum klasik, pantallona, këmishë me kravatë dhe xhaketë të gjatë.

Ndërkohë, presidentja gjatë qëndrimit në Londër dje gjithashtu mori pjesë në pritjen e organizuar nga Familja Mbretërore. /Telegrafi/