Please enter at least 3 characters.

Presidentja e KE-së mirëpret vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

2020/07/1440x810_cmsv2_ae0e8fda-6bc1-56ca-aa65-c8f801f7dddc-4607614.jpg

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të dielën ka mirëpritur vazhdimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një shkrimi në Twitter ajo po ashtu ofroi mbështetje për procesin e dialogut.

"Mirëpres vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës. Do të jap mbështetjen time të plotë për hapat e ardhshëm në proces," ka shkruar der Leyen.

Ursula von der Layen përsëriti mesazhin e ministrit të Jashtëm të BE-së Josep Borrell, i cili si ndërmjetës kryesor në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, theksoi se BE "ishte dhe do të jetë e gatshme të mbështesë dhe të lehtësojë përpjekjet për të gjetur një marrëveshje përfundimtare dhe juridikisht detyruese".

Dialogu Kosovë-Serbi vazhdoi sot me një video-konferencë të kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së.

Takimi i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë është planifikuar të mbahet të enjten, më 16 korrik në Bruksel.