Please enter at least 3 characters.

Presidenti i Letonisë nesër vjen për vizitë zyrtare në Kosovë

2022/04/levits_kabinets_20200131-38-e1650554121243.jpg

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani - Sadriu, nesër (22 prill), pret në takim Presidentin e Republikës së Letonisë, Egils Levits, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Në njoftimin nga Presidenca thuhet se Presidentja Osmani të premten në orën 10:00 do ta presë presidentin Levits me ceremoni të larta shtetërore.

Në fund të takimit Presidentja Osmani dhe Presidenti Levits do të mbajnë konferencë për media. /Telegrafi/