Please enter at least 3 characters.

Presidenti i klubit shqiptar hyn në dhomën e zhveshjes me një qese plot me para, publikohen pamjet e festës speciale

Këtë verë, futbollistët e ekipit shqiptar Dinamo City nga Tirana po ecin drejt suksesit historik dhe plasimit në fazën e ligës së një prej garave të UEFA-s, pasi kanë arritur të kualifikohen në ‘play-off’ të Ligës së Konferencës.

Javën e kaluar, Dinamo City eliminoi letonezët e Audas, dhe tani është shfaqur një video që është bërë pas ndeshjes në dhomën e zhveshjes dhe është bërë hit në rrjetet sociale.

Konkretisht, pas fitores 4-0 ndaj Audës, presidenti Ardian Bardhi hyri në dhomën e zhveshjes së ekipit, duke mbajtur në duar një çantë dhe një qeshe dhe shumë shpejt u bë e qartë se ajo ishte plot me para letre.

Bardhi hapi portofolin dhe pastaj e hodhi në dysheme, dhe një tufë me para ra prej asaj qese.

Pastaj, mes futbollistëve shpërtheu një tërbim dhe presidenti u premtoi atyre një bonus prej gjithsej 500,000 eurosh nëse arrijnë të eliminojnë ekipin qipriot Pafos, me të cilin luajnë në play-off të Ligës së Konferencës.

Ndryshe, më 20 gusht, në “Elbasan Arena”, Dinamo pret Pafos në ndeshjen e parë të ‘play-off-it, ndërsa një javë më pas, më 27 gusht, luhet takimi i kthimit në Qipro. /Telegrafi/