Please enter at least 3 characters.

Prekazi, skiatori që po lë gjurmë në Brezovicë (FOTO+VIDEO)

2016/01/prekazi-skiatori-q-euml-po-l-euml-gjurm-euml-n-euml-brezovic-euml-foto-video_hd.jpg

Prekazi, i cili njihet si një skiator i dalluar dhe ekzibicionist në garat që mban ‘Snownjeri’ në Brezovicë, është gjithashtu edhe përfaqësues i Kosovës në hendboll. Mirëpo, hobi i tij i preferuar është skijimi dhe këtë e dëshmon me shumë incizime e fotografi që publikon në profilin e tij në Facebook.

Në një bisedë për Telegrafin, Petriti tregon se ky sport i jep shumë adrenalinë, dhe me shumë ushtrime ka arritur që ta largojë frikën nga lartësitë dhe shpejtësia.

“Frika hiqet me shumë ushtrime dhe me praktikë. Duhet të rrezikoni dhe të provoni gjithnjë, sepse adrenalina e madhe iu bënë që t’i harroni të gjitha, e këto gjëra ju japin shumë adrenalinë”, tha ai për Telegrafin.

Më poshtë mund ta shihni incizimin spektakolar të lëshimit me ski nga majet e Brezovicës, që Petriti e ka realizuar gjatë këtij viti. /Telegrafi/