Please enter at least 3 characters.

Prej sot UKM edhe zyrtarisht do të ketë rektor të ri (Foto)

2016/07/UKM.jpg

Universiteti shtetëror më i vjetër në Maqedoni ''Universiteti Kiril dhe Metodij'' prej sot do të ketë edhe rektorin e ri Nikolla Jankullovski i cili sot edhe zyrtarisht do të merr detyrën e tij me mandat katër vjeçar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Jankulovski deri tani ka punuar në të njëjtin Universitet por si dekan i fakultetit të mjekësisë dhe ka ligjëruar si profesor i lëndës Kirurgji abdominale.

Më herët Jankulovski ka qenë drejtor i klinikës universitare për kirurgji digjestive.

Në vitin 2013 ai ka fituar çmimin ''Shën Klimenti i Ohrit'' dhe në vitin 2015 ai e ka fituar ''11 tetori''.

Në këtë pozitë Jankulovski e trashigon ish-rektorin tanimë, Velimir Stojkovski./Telegrafi/