Please enter at least 3 characters.

Pranoi 50 euro ryshfet, arrestohet një person në pikë kalimin kufitar me Malin e Zi

2016/01/ldquo-ryshfeti-rdquo-arreston-dy-persona-n-euml-fush-euml-kosov-euml_hd.jpg

Policia e Kosovës në pikë kalimin kufitar Kulla, ka arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se ka marrë ryshfet 50 euro nga i dyshuari po ashtu mashkull kosovar, me qëllim të kalimit kufitar pa iu nënshtruar procedurave të zhdoganimit të disa sendeve të cilat i transportonte.

Me urdhër të gjyqtarit është bastisur zyra, me ç’rast në një dyshek janë gjetur dhe janë konfiskuar 70 euro.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/