Pozimi ‘krenar’ Ronaldinhos (Foto)
15/01/2014
Sipas gazetës braziliane O Dia, 33-vjeçari ka organizuar një ndejë treditëshe në Salvador (Brazil) dhe kjo fotografi është bërë pikërisht në atë ndejë.
Aktualisht Ronaldinho është në lidhje me bukuroshen Vanessa Tasquetto, e cila ditë më parë bëri tatuazh ‘R10’ në shenjë dashurie për dikur futbollistin më të mirë në botë.
Sa i takon karrierës futbollistike të ish-lojtarit të Barcelonës dhe Milanit, flitet për një transferim të mundshëm në Turqi, megjithëse ai e ka vazhduar kontratën me Atletico Mineiron. /Telegrafi/


