Please enter at least 3 characters.

Poulsen: Pak ka rëndësi nëse takohemi me Kosovën apo me Gjermaninë, duhet të luajmë për fitore

2019/03/GettyImages-976239306.jpg
276:"SARANSK, RUSSIA - JUNE 16: Yussuf Yurary Poulsen of Denmark celebrates after scoring his team's first goal during the 2018 FIFA World Cup Russia group C match between Peru and Denmark at Mordovia Arena on June 16, 2018 in Saransk, Russia. (Photo by Clive Mason/Getty Images)
12:"Getty Images

Kosova do të luajë gjatë mbrëmjes së sotme në ndeshje miqësore me kombëtaren e Danimarkës.

Futbollistët danezë për herë të parë kanë shkelur në kryeqytetin tonë të Prishtinës gjersa forcën reale të dardanëve do ta shohin në ora 19:00 në stadiumin prishtinas, Fadil Vokrri.

Para takimit të sotëm ka folur edhe sulmuesi i RB Leipzigut, Yussuf Poulsen, i cili ka pohuar se skandinavët mund të përfitojë nga takimi që në letër janë super favoritë.

"Ndeshja kundër Kosovës është një mundësi e përsosur për të rihyrë në stilin e kombëtares dhe në të njëjtën kohë të fitojmë besim për kualifikimet e kampionatit evropian, ku të martën luajmë kundër Zvicrës", tha shtatgjati për sport.tv2.dk.

Danimarka e vendit të dhjetë do të ketë punë me ekipin që në renditjen botërore e zë vendin e 130-të, por kjo nuk do të thotë asgjë për sulmuesin.

“Mendoj se ne nuk duhet t’i ndajmë ekipet. Ndaj të gjithëve duhet të luajmë njëjtë dhe të luftojmë deri në fund. Nuk ka rëndësi nëse do të takohemi me Kosovën apo me Gjermaninë”, përfundoi Poulsen.

Ndryshe, Kosova kualifikimet do t'i nis gjatë ditës së hënë kur do të takohet si vendas me Bullgarinë. /Telegrafi/