Please enter at least 3 characters.

Pos me Trumpin, Fauci nuk ka komunikuar as me Bidenin

2020/11/https___cdn.cnn_.com_cnnnext_dam_assets_201023193857-joe-biden-anthony-fauci-split.jpg

Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, thotë se nuk ka folur me presidentin e zgjedhur, Joe Biden.

Ai i bëri vërejtjet gjatë një interviste në video të drejtpërdrejt me reporterin politik kombëtar të Washington Post, Robert Costa.

Costa pyeti nëse mjeku ka folur me demokratin që nga Dita e Zgjedhjeve, ai pohoi se nuk kishte kontaktuar, raporton cnn.

"Jo nuk kam", tha shkurtimisht mjeku, i cili gjithashtu kishte deklaruar më parë se ka muaj që nuk ka folur as me presidentin aktual të SHBA-së, Donald Trump.

Ndryshe, SHBA-ja të paktën ka 12,282,123 persona të infektuar me coronavirus gjersa së paku 256,934 njerëz kanë vdekur, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. /Telegrafi/