Please enter at least 3 characters.

Portland merr ndeshjen e parë përballë Oklahomas, Houston e Milwaukee pa probleme

2019/04/GettyImages-1137193180.jpg
238:"PORTLAND, OR - APRIL 14: Damian Lillard #0 of the Portland Trail Blazers reacts during play against the Oklahoma City Thunder in the first quarter at Moda Center on April 14, 2019 in Portland, Oregon. (Photo by Steve Dykes/Getty Images)
12:"Getty Images

Portland Teail Balzers ka fituar takimin e parë të Play Off përballë Oklahoma City Thunder.

Vendasit ishin në epërsi të lartë prej 20 pikëve në çerekun e parë, por që në fund u rrezikua fitorja e tyre pasi rezultati përfundimtar ishte i ngushtë 104:99.

Damien Lillard me 30 pikë ishte më efikasi tek vendasit, që me lojë të mirë u dalluan edhe McCollum me 24 pikë si dhe Enes Kanter me 20 pikë e 18 kërcime.

Paul George me 26 pikë si dhe Russell Westbrook me 24 të tjera ishin më efikasit tek OKC.

Kësisoj pas kësaj fitore Portland udhëheq 1-0 në serinë e Play Off.

Fitoret e para i kanë marrë edhe Milwaukee Bucks dhe Houston Rockets përballë Detroit Pistons respektivisht Utah Jazz.

Bucks triumfuan lehtësisht 121:86 përballë Pistons, në një takim ku shkëlqru Giannis me 24 pikë, 17 kërcime e katër asistime.

Bucks udhëheq në seri 1-0 dhe edhe ndeshjen e dytë e zhvillon para tifozëve të vet.

Ndërkohë edhe Houston Rockets kanë shënuar fitore të lehtë 122:90 ndaj Utah Jazz.

Jamea Harden me 29 pikë, 10 asistime e 8 kërcime ishte më meritori për fitore e Rockets. /Telegrafi/Rezultatet:

Portland - Oklahoma 104:99 (1-0)

Houston - Utah Jazz 122:90 (1-0)

Milwaukee - Detroit 121:86 (1-0)