Portierit brazilian i ra të fikët nga emocionet kur u zgjodh për Kupën e Botës, anëtarët e familjes e injorojnë atë në skenat e festimeve të çmendura
Shumë lojtarë të Kombëtares së Brazilit kanë publikuar klipe që tregojnë reagimet e tyre kur u zgjodhën pjesë e skuadrës së Selecaos për Kupën e Botës 2026.
Ancelotti publikoi para disa ditësh listën me 26 lojtarë të ftuar të Brazilit për Kupën e Botës 2026, ku u vrenjt rikthimi i Neymarit dhe mungesa e Joao Pedros.
Reagimi i tifozëve, por edhe i Neymarit dhe familjes së tij ishte shumë emocionues pasi ky lajm i gëzoi jashtë mase.
Përveç tij patë edhe shumë lojtarë tjerë që e incizuan kohen kur Ancelotti po i thërriste emrat e lojtarëve të ftuar dhe shumë klipe u bënë virale në rrjetet sociale.
Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk është aq kaotik ose unik sa ai i portierit të Gremios, Weverton, i cili arriti të gjejë një vend në skuadrën e Brazilit.
Pasi e kuptoi se ishte një nga portierët e përzgjedhur në skuadrën e Selecaos, fillimisht u shokua dhe filloi të festonte me tërbim.
Megjithatë, pak sekonda pasi kishte filluar festimi me anëtarët e familjes së tij, portieri brazilian pati disa probleme.
Ai përfundoi duke rënë me kokë në dysheme pasi u rrëzua në një divan, por askush nga ata përreth tij nuk e kuptoi gjendjen e tij.
Ndërsa festonin, Weverton ishte shtrirë në dysheme pasi i kishte rënë të fikët. Vetëm disa sekonda më vonë, gruaja e tij e kuptoi se diçka nuk shkonte para se ai të kërkonte ndihmë.
Weverton bëri 30 paraqitje për Gremion në sezonin 2025/26, duke arritur të mos pësojë gol në 14 ndeshje. /Telegrafi/


