Please enter at least 3 characters.

Pompeo: Hyrja e Maqedonisë së Veriut në NATO e forcon Aleancën

2020/02/200128095812-mike-pompeo-file-live-video.jpg

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo edhe një herë e ka përgëzuar Maqedoninë e Veriut si anëtaren e 30-të të NATO-s.

Në takimin me gazetarët ai ka deklaruar se me hyrjen e vendit në NATO, Aleanca po forcohet “kolosalisht”.

“Kjo është edhe një dëshmi për vendet që dinë se aleanca me kombet e lira të Perëndimit është mënyra më e mirë të arrihet siguri, stabilitet dhe prosperitet për kombin e tyre”, ka thënë Pompeo.

Konferenca e djeshme për shtyp e Pompeos, madje ka qenë e përkushtuar tërësisht në rrezikun e përhapjes së coronavirusit në SHBA dhe përpjekjet që i bën Departamenti i shtetit në riatdhesimin e amerikanëve nga zonat e rrezikuara në të gjithë botën./Telegrafi/