Please enter at least 3 characters.

Politikani kosovar ia kushton një poezi Katalonisë

2017/10/catalonia-2.jpg

Politikani i njohur kosovar ka gjetur kohë që në ditën kur Katalonia shpalli pavarësinë e saj, t’ia kushtojë një poezi.

Në poezinë e postuar në profilin e tij në Facebook, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti, në vargjet e tij përmend edhe presidentin historik Ibrahim Rugovën, si dhe komandantin legjendar, Adem Jasharin, duke mos harruar as Ukshin Hotin.

Më poshtë, lexojeni të plotë poezinë e politikanit Hoti:

Për Kataloninë!Sonte,Jam me europianët e mi nga KataloniaDhe kjo nuk ka të bëjë fare me politikë!Sonte,Në tryezën e festës sime nuk jam vetë!Kam miq!Ata nuk janë më midis nesh.Kanë ikur një nga një,Që Lira e Kosovës të ketë Jetë!Midis tyre e shoh Rugovën, Komandantin legjendarNë të djathtë të Diellit qëndron Ukshin Hoti,E thithë duhanin në qelibar!Dhe me qortim të përmbajtur u drejtohet spanjollëve:Lërini katalunasit e qetë të gëzojnë!Mos i ngani!Liria është fati suprem i popujveËshtë thjesht altar!Prishtinë, 27.10.2017