Please enter at least 3 characters.

Politano shumë afër kalimit te Interi

2018/06/Matteo-Politano-sas.jpg
266:"REGGIO NELL'EMILIA, ITALY - MAY 06: Matteo Politano of US Sassuolo reacts during the serie A match between US Sassuolo and UC Sampdoria at Mapei Stadium - Citta' del Tricolore on May 6, 2018 in Reggio nell'Emilia, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
12:"Getty Images

Raportohet se Interi ka arritur një marrëveshje me Sassuolon për Matteo Politanon.

Sipas Sky Sport Italia, sulmuesi italian pritet t'i bashkohet skuadrës nga Milano për 25 milionë euro.

Në mes klubeve ka pasur një takim ku ka mbretëruar gjuha e përbashkët, por ka mbetur vetëm të diskutohen detajet.

Politano gjatë ndeshjes miqësore ndaj Itali - Zvicër (Foto: Getty Images)

24-vjeçari pritet t'i bashkohet Interi si huazim me të drejt blerje për 25 milionë euro. Në këtë marrëveshje me shumë mundësi Interi do të fus edhe dy lojtarët nga skuadra e të rinjve, Gabriele Zappa dhe Davide Merola.

Tani skuadra e drejtuar nga Luciano Saplletti do të takohet me lojtarin për t'u pajtuar për kushtet e kontratës.

Një nga pikat më të diskutuara pritet të jetë klauzola e lojtarit.

Në sezonin e fundit me Sassuolon ai ka shënuar 11 gola në 35 paraqitje. /Telegrafi/