Please enter at least 3 characters.

Polio Plus: Deklarata e Milloshoskit dëshmi për stereotipe ndaj personave me hendikep

2017/10/personat-me-nevoja-te-vecanta-foto-ilstr-780-780x439.jpg

Deklarata e deputetit të OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski në lidhje me kongresin e jashtëzakonshëm të partisë së tij ka nxitur reagime të shoqatës kundër hendikepit ''Polio Plus''.

Reagimi i kësaj organizate ka të bëjë me deklaratën e Milloshoskit për TV21, ku thotë se ''një kongres pa legjitimitet të plotë është i barabartë me një kryetar me hendikep''.

Sipas tyre, deklarata e Milloshoskit paraqet vërtetim në vete se as deputetët e as partitë politike nuk i përfaqësojnë interesat e personave me hendikep, prandaj shtrojnë pyetjen se sa ka legjitimitet si i përzgjedhur i popullit që t'i përfaqësoj personat me hendikep.

Polio Plus konsideron se deklarata e Milloshoskit vërteton stereotipet ndaj personave me hendikep. Reagimin e plotë të kësaj organizate e gjeni në vegzën e huazuar nga javorja Fokus./Telegrafi/