Please enter at least 3 characters.

Policia u gjeti armë, fishekë dhe thikë – tre të arrestuar në Prishtinë

2024/06/policia-arrestim-e1459677672314-720x406-1.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë.

Të njëjtit janë arrestuar pasi u janë gjetur armë, fishekë dhe një thikë.

Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi gjatë kontrollit të dy prej tyre, janë gjetur dhe konfiskuar: dy pistoleta me shtatë copë fishekë  dhe një thikë.

Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia. /Telegrafi/